Mamurras, plagosen tre persona me armë zjarri

26/06/2012 23:15

Një tjetër ngjarje tragjike me pasojë plagosjen me armë zjarri e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Mamurrasit.

Autori ende i paidentifikuar është larguar në drejtim të paditur

Tre personat ndodheshin në një makinë në momentin që janë qëlluar me breshëri automatiku nga autori. Tre të plagosurit në gjendje kritike për jetën u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Ngjarja ka ndodhi në lagjen “Demokracia” të qytetit të Mamurrasit.

Policia mbërriti në vendgjarje për të hetuar shkaqet e këtij incidenti. Nga të dhënat e para mendohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konflikti të castit.

Top Channel