
Turqia paralajmeron Sirinë pas incidentit me avionin ushtarak. Tonet e
kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan në Parlament ishin më kercenuese
duke i bere thirrje regjimit sirian te mos beje gabime qe vene ne prove-
sipas tij- vendosmerine e Turqise.
“Pas incidentit te fundit kemi kaluar ne nje gjendje te re. Nuk do te tolerojme kurre dhe as do te leme te pandeshkueshem cdo kercenim per sigurine, i krijuar nga rregjimi sirian në kufijte tanë”, tha Erdogan.
Kryeministri turk foli per rregulla te reja te angazhimit te forcave te armatosura te Turqise.
“Cdo element ushtarak qe i afrohet Turqise nga kufiri sirian dhe perfaqeson nje rrezik per sigurine, rreziku do te vleresohet si nje kercenim ushtarak dhe do te trajtohet si nje shenjester ushtarake”, tha Erdogan.
Siria kembengul se avioni ushtarak F-4 Fantom u godit dhe rrezua brenda hapsires ajrore te Sirise. Me pas ra ne pjesen lindore te Detit Mesdhe dhe dy avionet konsiderohen te humbur.
Pas fjalimit të kryeministrit turk, erdhi dhe reagimi i Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Anders Fog Rasmusen. Ai foli ne Bruksel pas takimit te 28 ambasadoreve te Aleances ku u diskutua per incidentin mes Ankarase dhe Damaskut. Turqia perdori nenin 4 te Traktatit themelues te Aleancës, i cili i jep te drejte cdo shteti anetar per te kerkuar konsultime kur siguria e vendit vihet ne rrezik. Kjo është hera e dytë në historine e NATO-s qe nje vend anetar i referohet Artikullit 4.
Ne Bruksel Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmussen denoi goditjen dhe rrezimin e avionit ushtarak turk nga trupat siriane.
“Ne e konsiderojme nje akt te papranueshem dhe e denojne ne tonet me me te ashpra. Eshte nje tjeter shembull i autoriteteve siriane shperfillin normat nderkombetare paqen, sigurine dhe jeten njerezore”, tha Rasmusen.
Ai garantoi solidaritetin e NATO per vendin e saj anetar, Turqine.
“Siguria e Aleances eshte e pandashme. Ne i qendrojme bashke me Turqine, ne frymen e nje solidariteti te forte”, tha Rasmusen.
Ai i beri thirrje Damaskut per te ndermarre hapat e duhur ne shmangjen e ketyre incidenteve ne te ardhmen.
Top Channel