Garfield i zhgënjyer nga Spider-Man

26/06/2012 11:35

Andrew Garfield, aktori që interpreton superheroin Spider-Man (Njeriun Merimangë) në filmin më të fundit, ka rrëfyer se është zhgënjyer nga ky rol.

28-vjeçari, i cili është protagonisti kryesor në filmin ‘Tha Amazing Spider-Man’, deklaroi për ‘The Sun’: “Ky rol ka qenë ëndrra ime, por më pas e kupton që është si çdo rol tjetër. Kur e kupton se asgjë nuk është siç e prisje fillon e zhgënjehesh.”

Andrew shton se kur ka qenë në shkollë tallej nga shokët e klasës dhe për këtë arsye interpretimi i 17-vjeçarit Peter Parker nuk ishte shumë i vështirë.

“Ka qenë një pjesë e vështirë e jetës sime, ashtu si për Peter Parker”, thotë aktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA