Cristiano Ronaldo është i qetë dhe plot besim në prag të gjysmëfinales që Portugalia e tij do të luajë ndaj Spanjës në EURO 2012. Sulmuesi është shprehur se e dinte që golat e tij në këtë kompeticion do të vinin herët a vonë.
“Nuk e nisa mirë turneun, por me ndihmën e shokëve gjithçka u përmirësua”, shprehet Cristiano në një intervistë për uefa.com.
Në lidhje me Spanjën, futbollisti thekson se nuk ndihet nën presion në prag të sfidës: “Këto ndeshje janë pjesë e jetës sime. Kam 10 vite që luaj ndeshje të rëndësishme me klubet dhe kombëtaren. Jam mësuar tashmë. Ndjej vetëm përgjegjësi dhe aspak presion. Do të jetë një betejë e vështirë, por është koha të mbledhim frutet e punës sonë që e kemi nisur që në fazën e klasifikueseve.”
“Ndeshja ndaj Spanjës duhet përgatitur njësoj si të tjerat. Do të bëjmë maksimumin për të arritur finalen”, përfundon lojtari i Real Madrid.
Gjysmëfinalja Spanjë-Portugali do të luhet mërkurën (27 qershor, ora 20.45) në Donetsk (Ukrainë).
Top Channel