Charlie Sheen: Rehabilitimi s’bën për mua
26/06/2012 14:20
Charlie Sheen ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në rehabilitim për shkak të abuzimit me drogën dhe alkoolin, por aktori mendon se rehabilitimi nuk bën për të.
46-vjeçari theksoi në një program televiziv amerikan, siç publikon ‘Daily Mail’, se nuk beson tek programet riaftësuese edhe pse tashmë nuk ka më probleme të tilla.
Sheen deklaroi: “Nuk besoj më tek rehabilitimi. Nuk bën për mua dhe nuk bën për askënd.”
Gjithsesi, aktori pranoi se vazhdon të konsumojë alkool.
Charlie Sheen ka punuar gjatë kësaj kohe për serialin e tij të ri me titull ‘Anger Management’ që do të transmetohet në televizionet amerikane më 28 qershor.
Top Channel