
Shefi i Shërbimit Sekret britanik Xhonthen Evans në fjalimin e tij të
parë në publik pas dy vjetësh, deklaroi se Al Kaeda po përdor vendet ku
janë përmbysur regjimet nga Pranvera Arabe, si baza për trajnimin e
rekruteve të rinjtë e saj për sulme potenciale ndaj Britanise dhe
objektivave perëndimore.
Britania e Madhe mesohet se eshte gjendur perballe nje komploti te besueshem per sulme terroriste njehere ne vit qe nga sulmet e 11 shtatorit dhe do te perballet me te njejten gje edhe ne te ardhmen per shkak te Pranveres Arabe.
Sipas drejtuesit të shërbimit sekret britanik MI5, nje numer i vogel aspirantesh xhihadist nga Britania jane duke shkuar neper vendet arabe per t’u trajnuar, kryesisht te rinj nga Londra apo Birmingami te moshes 18 deri 30 vjec. Ai e cilesoi kete nje zhvillim shqetesues, i cili mund te perkeqesohet. Sipas shefit te sherbimit sekret MI5, pergatitjet per Lojrat Olimpike te Londres qe fillojne pas afro nje muaji jane duke shkuar mire edhe pse ky event sportive perbene nje objektiv atraktiv per armiqet e Britanise.
Sipas tij niveli u rrezikut kombetar eshte ne nivelin “jashtezakonisht i mundshem”, edhe pse eshte nje grade me i ulet se cka qene gjate dekades se kaluar. Rreth gjysme milione vete jane verifikuar gjate procesit te akreditimit per Lojrat Olimpike, ku ka ndihmuar edhe sherbimi sekret dhe mendohet se nje numeri te paspecifikuar personash u jane mohuar akreditimet pas verifikimeve te sigurise kombetare. Z.Evans qe drejton ne kete post qe nga vitit 2007, paralajmeroi edhe kompanite te cilat duhet te vetëmbrohen nga grupet e krimit te organizuar qe kerkojne vjedhjen e sekreteve apo te çrregullojne sistemet e tyre kompiuterike. Rusia dhe Kina mendohet se fshihen pas ketyre sulmeve kibernetike.
Top Channel