100 mijë euro për fanellën e Polonisë

26/06/2012 14:50

Fanella me autografin e sulmuesit polak Robert Lewandowski është nxjerrë në ankand dhe është shitur për 100 mijë euro në Varshavë.

Shuma do të përdoret për përmirësimin e infrastrukturës së një spitali fëmijësh në kryeqytetin polak.

Futbollisti i kombëtares ia dhuroi bluzën një televizioni privat pas ndeshjes Poloni-Rusi, ku vendasit barazuan me atë që shihej si skuadra më e fortë e grupit dhe ky rezultat i dha besim të gjithë polakëve për një kalim të grupit, por ishin Cekia dhe Greqia skuadrat që ia dolën mbanë.

Plot 190 persona bënë ofertat e tyre përgjatë gjithë kësaj jave për fanellën me numrin 9.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA