Xabi Alonso: Nuk e kemi frikë Cristianon

25/06/2012 00:00

“Nuk do të ketë asnjë plan anti-Cristiano. Ne luajmë gjithmonë njësoj pavarësisht rivalit që kemi përballë edhe pse i studiojmë ata para ndeshjeve.”

Këto janë fjalët e mesfushorit spanjoll Xabi Alonso, i cili të mërkurën do të ketë përballë shokun e skuadrës tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo, kur Spanja të luajë gjysmëfinalen e parë të EURO 2012 ndaj Portugalisë.

Në lidhje me kritikat që kanë filluar të vijnë për lojën e Spanjës nga mediat italiane që e konsiderojnë atë si të mërzitshme, Alonso deklaroi: “Nëse loja jonë i duket e mërzitshme ne duhet ta pranojmë këtë mendim, por nuk na shkon në mendje të ndryshojmë stilin tonë që na ka dhënë kaq shumë suksese.”

Gjysmëfinalja Spanjë-Portugali do të luhet mërkurën (27 qershor, ora 20.45) në Donetsk (Ukrainë).

Top Channel