SHBA, gjykata refuzon Obaman

25/06/2012 17:15

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara la në fuqi ligjin e shtetit të Arizonas në lidhje me emigracionin. Ligji ishte kundërshtuar fort nga presidenti Obama dhe administrata e tij që argumentonte se normat e tij binin ndesh me Kushtetutën dhe ligjet federale.

Administrata Obama dërgoi në Gjykatën e Lartë 4 pika të ligjit të emigracionit të miratuar nga Arizona. Gjykata vlerësoi se 3 prej tyre nuk shkelnin as Kushtetutën, as ligjet federale dhe as të drejtat themelore të njeriut.

Ligji i emigracionit në Arizona u jep të drejtë forcave të policisë t’u kërkojnë lejet e qendrimit të gjithë personave për të cilët “lind një dyshim i arsyeshëm”. Ligji dhe pika të tij janë marrë edhe nga pesë shtetet të tjera të SHBA-së.

Cështja e emigracionit është shndërruar në debatin e fundit të dy kandidatëve për president në Shtetet e Bashkuara. Obama dhe Romney kërkojnë të përthithin sa më shumë mbështetës nga komunitati i hispanikëve, shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë nëpërmjet ligjeve që liberalizojnë qendrimin e emigrantëve, ndërsa kandidati republikan duke premtuar më tepër liri e projekte punësimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA