Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë
Talebanët ndërmorën një sulm kundër ushtarëve pakistanezë në afërsi të kufirit me Afganistanin.
Sipas njoftimeve të autoriteteve pakistaneze, të paktën 10 ushtarë dhe 15 rebelë kanë gjetur vdekjen si pasojë e luftimeve të ndodhura në provincën Dir në veri-perëndim të vendit.
Por talebanët pretendojnë se viktimat ishin dhjetra ushtarë nga radhët e ushtrisë së Pakistanit dhe mohojnë viktimat në radhët e tyre.
Zëdhënësi i talebanëve në Pakistan, Tehrik-e-Taleban tha se objektivi i sulmit të armatosur ishin forcat e sigurisë dhe se në të ardhmen, këto forma sulmesh do të vijojnë për të ndëshkuar të gjithë ata që u kundërvihen si dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Pjesa veri-perëndimore e kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit dhe zonat përreth, në të dyja anët e kufirit, njihet si fortesë e talebanëve. Aktiviteti i tyre prej disa vitesh është shtrirë në Pakistan pas ofensivave dhe bombardimeve të shpeshta të NATO-së në territorin afgan.
Top Channel