Lojrat Olimpike, gra saudite për herë të parë

25/06/2012 16:05

Arabia Saudite do të lejojë për herë të parë që atlete femra të marrin pjesë në Lojrat Olimpike të Londrës, u bë e ditur gjatë së hënës.

Komiteti Olimpik Saudit informoi se është i gatshëm që të lejojë të gjitha ato femra që arrijnë të plotësojnë kriteret dhe të kualifikohen që të marrin pjesë.

Në të shkuarën, gratë saudite nuk kanë qenë të lejuara të garojnë, për shkak të vlerave thellësisht konservatore dhe pamundësisë për shumë atleteve që të konkurrojnë në disiplinat e tyre të mbulura.

Arabia Saudite ishte kërcënuar me përjashtimin e të gjithë skuadrës së saj olimpike, nëse do të vendoste kufizime gjinore brenda skuadrës së saj.

Ndonëse nuk ka një traditë publike të marrjes me sport nga femrat në vendin më të madh eksportues të naftës në botë, pjesëmarrja e disa grave është e garantuar nga ftesat me kriter gjinor që bëhen nga disa Federata Ndërkombëtare, edhe në rast mosarritjes së normës së kualifikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA