Kush e spiunon Gjermaninë?

25/06/2012 11:40

Ka rënë alarmi në grumbullimin e kombëtares gjermane, ku entuziazmi për kalimin në çerekfinale dhe lojës spektakolare të shoqëruar me goleadë ndaj Greqisë i ka lënë vendin shqetësimi brenda stafit teknik.

Joachim Low dhe ndihmësit e tij kanë kuptuar se formacionet i bëhen të ditur mediave shumë më përpara se të luhet ndeshja. Ky fenomen përsëritet që nga ndeshja e parë e EURO 2012 dhe u vu re më shumë para ndeshjes ndaj Greqisë, ku Low ndryshoi tërësisht repartin e sulmit duke aktivizuar Schurrle, Reus dhe Klose në vend të titullarëve Podolski, Muller dhe Gomez.

Low ka përjashtuar mundësinë se formacionet serviren për mediat nga futbollistët, por fajëson agjentët e tyre.

Kapiteni i skuadrës, Philipp Lahm është treguar i qartë për këtë gjë: “Të gjithë duhet të dinë se një lojtar bashkëbisedon me bashkëshorten, miqtë apo agjentin në lidhje me faktin nëse do të jetë në formacion apo jo pasi trajneri e bën të qartë 11-shen. Ajo që nuk është normale është që t’i thotë të gjithë formacionin agjentit apo gruas. Duhet të kuptojmë se filtrimi i formacionit përbën disavantazh për Gjermaninë. Më vjen keq që po ndodh kjo gjë dhe ai që po e bën këtë nuk e kupton se si funksionon futbolli.”

“Shpresoj që formacioni ynë mos të filtrohet më për të mirën e kombëtares”, shtoi Lahm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA