Kroacia festoi ditën e hënë 21-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Jugosllavia, ndërsa në të gjithë vendin u ndezën qirinj në kujtim të dëshmorëve dhe u nderuan figurat më të rëndësishme që kontribuan në mëvetësimin e vendit.

Presidenti Ivo Josipoviç, kryeministri Zoran Molanoviç dhe kryetari i Kuvendit, Josip Leko, bënë vizitë në varrezat e Zagrebit, ku midis të tjerash nderuan edhe ish-presidentin Franjo Tuxhman dhe partizanët e Luftës së Dytë Botërore.

Kardinali Josip Bozaniç mbajti një meshë solemne në Zagreb, ndërsa u lut për shpirtërat e të gjithë atyre që humbën jetën në luftrat e shpërbërjes së Jugosllavisë, përfshi edhe viktimat në Kosovë.

Kroacia, që do të shndërrohet një antar me të drejta të plota të BE-së në 2013, është shndërruar në një prej avokateve kryesore në rajon të aspiratave të Shqipërisë dhe Kosovës për integrim europian.

Asambleja Popullore në Zagreb deklaroi pavarësinë në 25 qershor të vitit 1991, pas një referendumi në maj të atij viti, i cili u bojkotua nga popullsia serbe e vendit.

94% e kroatëve votuan pro pavarësisë, duke i dhënë shkas fillimit të një lufte të përgjakshme, që i mori jetën 20 mijë qytetarëve dhe solli një prej shkëmbimeve më të mëdha të popullsisë me Serbinë dhe Bosnjen, rreth një milionë banorë në total.

Top Channel