Gjermania, frikë prej ndarjes së Eurozonës

25/06/2012 00:00

“Gjermania i trembet jo pak shpërbërjes së euros. Nëse kjo do të ndodhte
atehere ekonomia gjermane do të pesonte nje renie me 10 %”.

Ky është një prej detajeve të studimit të kryer nga eksperte te ministrise se financave të Gjermanise, ne krye te te ciles eshte Volfgang Shauble, një prej protagonisteve të europianizmit gjerman. Raporti është publikuar nga revista gjermane “Der Spiegel”, e cila citoi nje funksionar të ministrise, sipas të cilit- perballe kesaj prespektive edhe shpetimi i euros me çmim te shtrenjte, duket si e keqja me e vogel”.

Artikulli i “Der Spiegel” i titulluar: “Një shikim ne fund te greminës”, ka plot fakte,tregues te frikshem per te te gjithe vendet e Eurozones. Në një grafik, një shigjete e zeze deshmon papunesine, ne te parin e dy viteve pasardhese- per fundin e monedhes se perbashket.

Shigjeta e zeza tregon tkurrjen e ekonomise. Shume prej vlerave ne perqindje, ne shume shtete jane dyshifrore, vecanerisht kur flitet per vendet me te ekspozuara, si Italia, ku niveli i papunesise do te arrinte ne 12.3 %. Por dhe Lokomotive gjermane do te demtohej jo pak- eshte kjo pika kritika e studimit të eksperteve te Shaubles. Ekonomia gjermane do te pesonte nje renie me 9.2 % ndersa numri i te papuneve do te arrinte 9.3 %. Te papunet do te kalonin pese milione, nje shifer e dyfishuar krahasuar me ate te tanishme.

Ministri i Financave te Gjermanise, as ka pergenjeshtruar dhe as konfirmoi botimin e “Der Spiegel”- sipas te cilit dokumenti u mbaj i rezervuar deri me sot, nga frika e kostove qe inisiativat per shpetimin e euros do te dilnin jashte cdo kontrolli. Krah artikullit te revistes se perjavshme te Hamburgut, ne nje interviste te gjate, vete Shauble paralajmeron se “shperberja do te ishte absurde” dhe se” unioni monetar” jo vetem qe nuk ka qene nje gabim, por ka pasoja llogjike e integrimit. Eksponenti i Partise Kristian/demokrate dikur e Helmut Kohl-it, paralajmeroj se copetimi i euro zones do te vinte ne pikepyetje, tregun e perbashket dhe levizjen e lire.

Top Channel