Dezertojnë të tjerë ushtarake sirianë

25/06/2012 00:00

Disa ushtarake të lartë siriane dezertuan dhe u arratisën në Turqi. Nje
gjeneral, dy kolonele, dy majorë dhe rreth 30 ushtare kaluan piken
kufitare në provincën Hatai. Sic raporton agjensia turke Anatolia “ata
ishin pjesë e një grupi prej 200 personash qe kaluan kufirin -mbremjen e
se dieles”.

Dezertoret e fundit mberriten me familjet e tyre dhe aktualisht ndodhen ne kampin e Apajdinit, disa milje brenda kufirit turk. Autoritetet turke flasin per dezertimin e meparshem te 12 gjeneraleve. Javen e kaluar iu dha azil politik nje piloti te forcave ajrore, pasi e ndaloi avionin në Jordani.Mbi 33 mije persona kane gjetur strehe ne Turqi, prej nisjes se kryengritjes Marsin e 2011. Turqia ka mbeshtetur Ushtrine e Lire Siriane, e perbere kryesisht nga dezertoret.

Tensionet  mes dy vendeve janë shtuar pas goditjes dhe rrezimit te avionit nga ushtria siriane të avionit turk luftarak F-4. Dy pilotet rezultojne te humbur pas renies se avionit në detin mesdhe, larg brigjeve siriane.  
Media turke raporton se jane gjetur cizmet e tyre, por jo parashutat. Damasku kembengul se avioni kishte shkelur hapësiren ajrore te Sirise, ndersa per Ankarane ai po fluturonte ne hapsire nderkombetare, 13 milje detare larg Sirise kur u rrezua. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme, Xhihad Makdisi tha se “forcat e Mbrojtjes Ajrore perdoren nje kundra-ajror me nje rreze te gjate veprimi prej 1.2km. Duke pare pjesen fundore te avionit- nenvizoi Makdisi- mund te konfirmojme se demi u shkaktua nga kundra-ajori. Nuk u perdor radari per kete veprim. Siria eshte angazhuar per fqinjesi te mire me Turqine- duke shtuar se nese Ankaraja do te pergjigjej ne menyre pozitive, atehere dhe Damasku do vepronte sic duhej”.

Qeveria turke do te diskutoje per krizen, nje dite perpara se ambasadoret e NATO-s ne Bruksel do të vendosen për një kundërpërgjigjen. Ankaraja perdori Nenit 4 te Kartes se NATO-s-sipas te ciles konsultimet kerkohen kur nje prej vendeve aleate ndjen kercenim per sigurine e tij.

Top Channel