Crawford nuk plaket kurrë

25/06/2012 18:00

Ndonëse karriera e saj si modele nisi tre dekada më parë, Cindy Crawford bën të duket sikur koha ka mbetur në vend që prej atëherë.

Supermodelja në pension, në moshën 46-vjeçare u duk ende në një formë të mrekullueshme, ndërsa parakaloi me pantallona të shkurtra në një plazh të Los Anxhelosit.

Nëna e dy vajzave, Cindy ka mbyllur prej vitesh karrierën e saj në botën e modës, ndërsa është përqendruar tek familja.

Megjithatë, stili i jetesës nuk ka ndryshuar shumë nga ditët e arta, pasi 46-vjeçarja vazhdon të udhëtojë vazhdimisht përreth botës, në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Rande Gerber, pronar i një rrjeti restorantesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA