Blanc pranë largimit nga Franca

25/06/2012 11:15

Lojtarët francezë u larguan të dielën nga Ukraina ku ishin të grumbulluar dhe mbërritën në Francë mes kritikave të shumta për paraqitjen e tyre në EURO 2012 pas eliminimit në çerekfinale nga Spanja.

Janë dy rryma mendimesh: ata që mendojnë se të eliminohesh nga skuadra më e mirë në botë pas dështimit në Kupën e Botës 2010 është përmirësim (shumë të paktë) dhe ka nga ata që mendojnë se skuadra i doli nga duart trajnerit Blanc që pas humbjes me Suedinë në ndeshjen e fundit të grupit D.

Gjithashtu, sistemi tepër mbrojtës i Blanc ndaj Spanjës ka bërë të mendohet se ai nuk është një teknik me mentalitet fituesi dhe se i respekton shumë kundërshtarët e fortë. Francezët kërkonin që ekipi i tyre të “ishte” më trim dhe lojtarë si Nasri, Menez dhe Ben Arfa mos të qëndronin në stol.

Kontrata e Blanc skadon më 30 qershor, ose më saktë të dielën e ardhshme dhe ende nuk dihet nëse do të zgjatet deri pas Kupës së Botës 2014 apo do të kërkohet një alternativë tjetër.

Sipas mediave franceze, Laurent Blanc i ka ditët e numëruara si trajner i Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA