Dorëheqja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçit, i ka hapur derën ristrukturimit të kabinetit qeverisës së drejtuar nga Hashim Thaçi.

Lajmi u publikua ditën e dielë nga e përditshmja “Zëri”, që citoi burime të afërta me qeverinë.

Sipas informatave, Thaçi është pranë lajmërimit të ndryshimeve të rëndësishme, të cilat do të përfshijnë në qeveri edhe disa prej figurave më të fuqishme partiake të PDK-së.

”Janë dy kandidatë seriozë për të marrë në dorë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme”, shkruante “Zëri”.

Zëvendëskryeministri Kuçi paraqiti ditën e premte dorëheqjen e tij, si shenjë mosdakordësie për miratimin e ligjit të shumëdebatuar të mediave në vend.

Top Channel