Amerika e Jugut: Grusht shteti në Paraguaj

24/06/2012 08:30

Qeveritë e vendeve të Amerikës së Jugut reaguan në mënyrë agresive ndaj bllokimit që solli dorëheqjen e Presidentit të Paraguajit, Fernando Lugo, pas një mosmarrëveshje për të drejtat e pronësisë.

Argjentina, Brazili dhe Uruguaji dënuan fuqimisht ngjarjen dhe tërhoqën ambasadorët e tyre nga Asunsioni për konsultime.

Megjithatë, Federico Franco, i cili zëvendëson Lugon si president, mohon që në vend të ketë ndodhur një grusht shteti.

Në konferencën e tij të parë për shtyp, Franco u shpreh se nuk ka pasur asnjë shkelje të kushtetutës dhe parimeve demokratike në vend.

Pas përplasjeve midis fermerëve dhe policisë, në një incident që la të vdekur dhjetë civilë dhe shtatë policë, Senati votoi me 39 vota pro dhe katër kundër për ngritjen e akuzave ndaj presidentit Lugo, duke sjellë kështu automatikisht dorëheqjen e tij.

Më parë, Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, u shpreh se “Buenos Airesi nuk do të njohë qeverinë e re, pasi nuk dëshiron të ligjërojë një qeveri të ardhur në pushtet nëpërmjet një grushti shteti”.

Brazili, Uruguaj dhe blloku tregëtar i Amerikës Latine, “Mercosur”, gjithashtu kanë kërcënuar me sanksione.

Top Channel