Verrati shokon Juven: Qendroj tek Peskara

23/06/2012 18:35

Marko Verrati, talenti 19-vjeçar i skuadrës së Peskarës, e ngjitur këtë sezon në Serinë A, do të vazhdojë të qendrojë tek skuadra e tij duke respektuar kontratën e nënshkruar në muajin janar.

Kështu komunikohet nga vetë klubi bardhekaltër. Komunikata e lëshuar ditën e sotme, u jep fund përpjekjeve të Juventusit për të siguruar shërbimet e talentit 19-vjeçar, i cili me lojën e tij në mesfushë, sipas shumë analistëve sportivë, ishte vendimtar në ngjitjen e Peskarës në kategorinë e më të mirëve në futbollin italian.

“Mëngjesin e sotëm drejtues të shoqërisë Pescara 1936 Srl zhvilluan një takim me futbollistin Marko Verrati dhe agjentin e tij. Në përfundim të takimit, vetë futbollisti shprehu dëshirën për të qendruar tek klubi në respektim të kontratës 4-vjeçare të nënshkruar në muajin janar. Për këtë, klubi vendosi të tërheqë emrin e tij nga lista e emrave të lojtarëve që janë në shitje”, thuhet në komunikatën e Peskaras.

Pak ditë më parë u përfol për një kalim të 19-vjeçarit tek skuadra e Juventusit. Torinezët kërkuan blerjen e kartonit të tij, por në valle u përfshi edhe skuadra e Napolit. Përpjekjet nga dy skuadrat nuk u konkretizuan në një ofertë bindëse për drejtuesit e Peskaras të cilët vendosën të hiqnin nga merkatoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA