Spanja kundër Francës

23/06/2012 00:00

Spanja dhe Franca janë dy skuadrat e tjera që do të zbresin në fushën e
lojës nga ku do të dalë edhe skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Euro
2012. në këtë përballje ‘La Roja’ do të kërkojë të marrë fitoren e parë
në ndeshje zyrtare ndaj skuadrës transalpine.

Në konferencën për shtyp, trajneri Del Boske deklaroi se pret që Franca të bëjë një lojë sulmuese kundër futbollistëve të tij

‘E kam shumë të vështirë të mendoj se Franca do të luajë e mbyllur në mbrojtje-tha Del Boske-është një skuadër që ka në përbërje futbollistë që u pëlqen të marrin iniciativën. Franca do të kërkojë të fitojë ndaj nesh dhe prandaj mendoj se nuk do të jetë në pritje gjatë gjithë kohës. Humbja e pësuar me Suedinë nuk do të thotë asgjë’

Herën e fundit që Franca e Spanja u përballën ishte në 1/8 e finaleve të Botërorit 2006 ku transalpinët fituan 3-1. Francezët fituan ndaj iberikëve edhe në cerekfinale të Euro 2000 dhe finalen e Evropianit të vitit 1984. Megjithatë këtë vit, Spanja vjen si favorite jo vetëm për të fituar këtë përballje, por edhe turneun. Trajneri i Francës Loran Blank deklaroi se nuk do të jetë një përballje e lehtë me Spanjën.

‘E njohim shumë mirë forcën e spanjollëve-tha Blank-i kemi studiuar shumë mirë, por jam e bindur se edhe ata e kanë bërë një gjë të tillë me ne. Spanja me lojën e saj kohët e fundit ka dominuar në futbollin evropian dhe atë botëror dhe skuadrat që janë përpjekur të fitojnë ndaj saj kanë dështuar’

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta