Paraguaj, shkarkohet presidenti Lugo

23/06/2012 03:30

Senati paraguajan ka larguar presidentin, Fernando Lugo duke mbështetur procesin e mosbesimit kundër tij me 39 vota në favor, 4 kundër dhe 2 abstenim.

Menjëherë pas shkarkimit në sheshin qëndror të ushtrisë në kryeytetin Asuncion, ku që nga mëngjesi ishin mbledhur mijëra mbështetës të Kreut të Shtetit nga i gjithë vendi, shumica fermerë, shpërthyen incidente mes tyre dhe policisë.

Të dyja dhomat e Kongresit kishin votuar të enjten për të filluar procedurat e heqjes së Lugos mbi trajtimin e tij të përleshjeve midis fermerëve dhe policisë javën e kaluar, në të cilin të paktën 17 njerëz vdiqën.

Z. Lugo krahasoi këtë veprim me një grusht shteti nga ana e parlamentit të kontrolluar nga shumica e krahut të majtë, por tha se ai do të pranonte vendimin.

Në një kohë të shkurtër në vendin vakant pritet të betohet zëvendës/presidenti, Federico Franko.

Top Channel