Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike duke deklaruar se kjo rritje në radhë të parë rëndon mbi buxhetet e familjeve kosovare, të cilat, sipas LDK, edhe pa rritjen e këtij cmimi jetojnë në varfëri.

LDK fajëson për këtë qeverinë. “Rritja e çmimit të rrymës, thuhet në deklaratën e LDK, reflekton paaftësinë e Qeverisë Thaçi për të revitalizuar këtë sektor strategjik në Kosovë. Në letrën dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës e bën të qartë se do të kërkojë rritjen e çmimit të energjisë për të mbuluar problemet me deficitin buxhetor, kështu që kjo konsiderohet se është rritje politike e çmimit të energjisë”.

Në fund, LDK kërkon që vendimi për rritjen e cmimit të mos miratohet, pasi sipas saj ka mënyra alternative për të përmirësuar gjendjen e KEK-ut, duke përmirësuar sistemin e shpërndarjes e duke shmangur vecanërisht humbjet në rrjet.

Top Channel