Euro 2012, futbollistët më të shëmtuar

23/06/2012 00:00

Kampionatet e rëndësishme futbollistike luhen edhe jashtë fushave të lojës dhe Euro 2012 nuk bën përjashtim.

Mediat e specializuara në kronikat rozë kanë pasur jo pak punë në këto javë të këtij evenimenti duke publikuar lajme nga më të cuditshmet sic është edhe ai i futbollistëve më të shëmtuar të turneut.

Në listën e futbollistëve më pak tërheqës përfishihet futbollisti i Francës Frank Riberi’ dhe mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil. Por skuadra e Joakim Lev ka edhe 2 përfaqësues të tjerë ne kete liste te vecante, Bastian Shvajnshtajger dhe Marsel Shmelzëer.

Portugalia përfaqësohet në këtë aspekt nga mbrojtësi Bruno Alvesh që nuk mbetet pas rusit Anijukov apo irlandezëve MekSejn dhe Devid Ford.  Një hap larg tyre janë edhe suedezi Hanson, polaku Mierzejevski, ukrainasi Nazarenko dhe kroati Vida.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta