EURO 2012, Buffon: Spanja dhe Gjermania favorite

23/06/2012 02:30

Gianluigi Buffon deklaroi se Spanja dhe Gjermania janë favoritët kryesorë për fitimin e EURO 2012.

“Nuk mendoj të fitoj kampionatin europian sepse nëse do të thoja të kundërtën do të isha i sëmurë. Nuk mund të flas për titull kur janë në lojë ende Spanja dhe Gjermania. Ekipi i Del Bosque është dy shkallë më lart se Italia dhe ai i Low një shkallë më lart. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se nëse ndeshemi me ta e kemi të humbur ndeshjen”, deklaroi portieri dhe kapiteni i axurrëve.

Në lidhje me çerekfinalen e së dielës ndaj Anglisë, Buffon theksoi: “Mundësitë e fitores janë 50 me 50. Episodet do të bëjnë diferencën. Të dy ekipet duan të rifitojnë prestigjin. Rooney është lojtari i tretë më i mirë në botë pas Messit dhe Cristianos. Duhet të bëjmë kujdes.”

Lojtari i Juventusit lavdëroi edhe Antonio Cassanon: “Është një vlerë e shtuar për Italinë. Ka vlera të mëdha si lider që as vetë nuk i njeh. Në këtë aspekt e nënvlerëson shumë veten.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA