Asgjësohen 685 rrënjë kanabis

23/06/2012 00:00

Policia e Tepelenës ka asgjësuar 685 rrënjë kanabi sativa në Malin e
Kurveleshit. Burime nga policia bejne te ditur se droga ishte mbjelle ne
nje parcele ne rreze te malit Kurvelesh ne nje toke pa pronar.

Per lenden narkotike kujdeseshin dy te rinj te cilet jane shpallur ne kerkim nga policia. Sapo policia ka mberritur ne parcelen e mbjelle me kanabis te rinjte jane larguar menjehere ne drejtim te paditur.

Policia sakteson se lenda narkotike ishte e sapombjelle dhe eshte asgjesuar nga forcat e policise, te cilat jane vene ne kerkim te dy te rinjve.

Top Channel