Zhvlerësohen 15 banka

22/06/2012 08:20

Agjensia e vlerësimeve financiare, “Moody”, zhvlerësoi 15 banka dhe institucione financiare gjatë së premtes.

Zhvlerësimet kanë goditur rëndë disa prej kompanive më të mëdha amerikane, britanike dhe europiane.

Në Amerikën e Veriut, zhvlerësimet goditën “Bank of America”, “Citigroup”, “Goldman Sachs”, “JP Morgan”, “Royal Bank of Canada” dhe “Morgan Stanley”.

Në Britaninë e Madhe u zhvlerësuan “Royal Bank of Scotland”, “Barclays”, dhe “HSBC”.

Ndërsa në Europë u goditën “Credit Suisse”, “UBS”, “BNP Paribas”, “Credit Agricole”, “Societe Generale” dhe “Deutsche Bank”.

Sipas “Moody”-s, ulja e normës së tyre te kreditimit ndodhi pasi të gjithë këto banka e kanë tashmë më të vështirë të marrin kredi për të financiar operacionet e tyre. Disa prej institucioneve të mësipërme, kanë regjistruar gjithashtu humbje të rëndësishme në transaksione të ndryshme.

Disa prej bankave iu dha një parashikim negativ për të ardhmen, çka do të thotë se mund të zhvlerësohen përsëri së ardhmi.

Top Channel