Shenjat e para se një ditë do të ishte e famshme në mbarë botën dhe një ndër këngëtaret më të suksesshme, kolumbiania, Shakira i ka dhënë që në moshë të vogël.

Në internet qarkullon një video ku shfaqet këngëtarja në moshën 13-vjeçare. Pavarësisht moshës, me sigurinë e lindur në kërcim dhe një mikrofon, Shakira performon para kamerës, sikur të kishte një jetë para tyre.

Flokët kaçurrela, me ndryshimin se ngjyra e tyre është ende natyralja, e zeza dhe veshët e tejngarkuar me bizhu.

Video është xhiruar në vitin 1991 dhe Shakira këndon këngën “Magia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA