Pakistan, pengohet puna e diplomatëve amerikanë

22/06/2012 09:15

Puna e diplomatëve amerikanë në Pakistan është duke u përballur me pengesa gjithmonë e më të shumta, vlerësoi një raport i Departamentit të Shtetit, publikuar ditën e premte.

Sipas raportit, në vitin 2011, diplomatët u ndeshën me një nivel ndërhyrje të paprecedent në punët e tyre.

Kjo është një shenjë e re e qartë e përkeqësimit të marrëdhënieve midis Islamabadit zyrtar dhe Pakistanit.

Në raport citohej vrasja e Osama Bin Laden nga një njesi elitare e ushtrisë amerikane në Pakistan dhe bombardimi i gabuar i një kazerme ushtarake, që shkaktoi vrasjen e 24 ushtarëve vendas pranë kufirit me Afganistanin, si arsyet kryesore të përkeqësimit të relatave.

Së fundmi, përkeqësimi i raporteve ka sjellë edhe pezullimin e ndihmës ushtarake amerikane për Pakistanin, një shtet me 170 milionë banorë.

Pavarësisht tentativave të fundit të Uashingtonit për të përfshirë zyrtarët pakistanaz në dialog, duket se ndienjat anti-amerikane brenda vendit janë duke ushtruar më shumë ndikim në politikat zyrtare të Islamabadit.

Top Channel