Në vilën “modeste” të Medës

22/06/2012 19:30

Meda është djali nga Prishtina që prej vitesh mbizotëron në skenën e muzikës popullore dhe sërish nuk ndalon së punuari e prodhuari.

“Së shpejti do prezantoj një projekt të veçantë për fansat e mi. Kam punuar shumë dhe të shohim si do pritet”, thekson Meda për ‘Pasdite në Top Channel’.

Gjithashtu prej kohësh ai është lakuar si një nga këngëtarët absolutisht më të paguar në tregun shqiptar të muzikës live, rrjedhimisht si një nga artistët më të pasur shqiptarë.

Skena, hotele, udhëtime e para’, por në fund secili nga ne dorëzohet në shtëpi. Meda, edhe pse modest, nuk ka një shtëpi të shëmtuar. Por, këmbëngul: “Shtëpia ime është e zakonshme, është si të tjerat. Nuk ka asgjë të veçantë aty.”

Meda mbase nuk di si ta arredojë një shtëpi, por e di shumë mirë se çfarë i pëlqen: “Më pëlqejnë shumë oxhaqet dhe në shëpi kam dy.”

Meda jeton së bashku me prindërit e tij.

“Unë më shumë e kaloj kohën në hotele. Edhe kur jam në shtëpi më duket vetja si në hotel. Megjithatë kur rri në banesën time është kënaqësi më e madhe”, shprehet Meda.

Shpesh të paragjykuar, duket se këngëtarët e muzikës popullore janë më të vetëdijshmit për produktin e tyre dhe tregut të cilit i drejtohen. Meda e di se çfarë duan shqipfolësit.

“Me muzikën popullore kam punuar deri më sot dhe kam dalë shumë mirë. Gjithmonë kam fituar mirë nga profesioni im sepse njerëzit më kanë pranuar”, thekson këngëtari.

“Unë nuk kam kohë të qëndroj 2-3 javë në festivale për një këngë sepse nuk mund t’i lë angazhimet e mia”, deklaron Meda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA