Lily Allen i rikthehet muzikës

22/06/2012 16:05

Lily Allen ka njoftuar të enjten se do t’i rikthehet karrierës muzikore. Këngëtarja britanike, e cila lajmëroi “daljen në pension” në vitin 2010, shkroi në Twitter se po punon në studio së bashku me bashkëpunëtorin e saj Greg Kurstin.

“Aktualisht po punoj në studio me Greg Kurstin. Nuk është ndonjë gjë e madhe, thjesht po provoj disa gjëra e më pas të shoh nëse më ngjisin”, shkroi 27-vjeçarja.

Allen e la muzikën për tu përqendruar në hapjen e një dyqani veshjesh e më pas në jetën familjare. Britanikja ka një vajzë të vogël me bashkëshortin e saj Sam Cooper.

Lily Allen ka lançuar albumin e saj të fundit në vitin 2009 dhe koncertin e fundit live e ka realizuar në vitin 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA