Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

22/06/2012 13:55

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA.

Duke folur në një intervistë për Oprah Winfrey, Kim shpjegoi se marrëdhënia e saj me reperin është shumë e ngushtë dhe përforcohet edhe nga situatat e ngjashme që kanë kaluar në jetë.

Kështu, ajo iu referua humbjes së parakohshme të prindërve të tyre, si një eksperiencë bashkuese.

Kardashian humbi babain e saj në vitin 2003, pasi ai u prek nga një tumor, ndërsa nëna e West ndërroi jetë në 2007, si rrjedhojë e ndërlikimeve shëndetësore me origjinë tek një ndërhyrje kozmetike.

”Është shumë komfortuese që të kesh përkrah një njeri që njeh gjithçka për të, që të respekton, që të kupton dhe që ka përjetuar gjëra të ngjashme”, tha Kardashian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA