
Pavarësisht fitores ndaj Francës me rezultatin 2-0, Suedia u eleminua nga Euro2012 dhe më i zhgënjyeri ndër lojtarët ishte edhe Ibrahimoviç i cili la gjurmë në këtë kampionat duke shënuar golin më të bukur të paktën deri më tani.
Ibrahimovic, pasioni i të cilit është gjuetia, për të harruar gjithcka ndodhi në Poloni dhe Ukrainë ka vendosur të blejë një ishull vetëm për vete. Sipas medias suedeze sulmuesi i Milanit nuk kërkon ambient luksos, i mjafton vetëm një kasolle dhe shumë terren për të gjuajtur.
Ishulli i quajtur Davenso ndodhet në perëndim të Stokholmit dhe ka një sipërfaqe prej 500 hektarësh. Blerja e tij do t’i kushtojë 31-vjeçarit, 2.5 milion euro. Por problemi për Ibrahimovic qendron tek kundërshtimi i gjuetarëve të zonës të cilët ndjejnë rrezikun e konkurencës. Ata kanë vendosur t’u drejtohet avokatëve për të penguar Ibrën të realizojë planin e tij.
Top Channel