Hamas, gati të pranojë paqe me Izraelin

22/06/2012 08:35

“Hamas” është i gatshëm të firmosë një armëpushim me Izraelin, të ndërmjetësuar nga pala egjiptiane, lajmëroi dega ushtarake e organizatës ditën e premte.

Një forcë politike në Palestinë, “Hamas” konsiderohet si një organziatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Europës dhe Bashkimi Europian.

Sipas krahut të armatosur, brigadat e “al-Qassam”, organizata “është e gatshme të ndërpresë operacionet ushtarake, përsa kohë okupatori (Izraeli) do të pushojë veprimet e tij”.

Tetë palestinezë janë vranë nga dsa sulme ajrore të Izraelit në Gaza që prej fillimit të javës. Në kundërpërgjigje, disa izraelitë janë plagosur nga raketat e lëshuara prej territorit palestinez ndaj disa qyteteve hebrehe.

Veprimet e kësaj jave ishin më të përgjakshmet që prej fillimit të episodeve të dhunës dy muaj më parë.

Në një deklaratë, “Hamas” shprehej të premten se propozimi egjiptian për një armëpushim është i arsyeshëm, ndërsa njëkohësisht pranohej lëshimi i 96 raketave dhe disa mortajave ndaj shteti të Izraelit.

Tel Avivi zyrtar, nga ana e tij, nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar ekzistencën e këtij propozimi.

Top Channel