Assange: Australia më braktisi

22/06/2012 00:00

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange deklaroi se kërkoi strehim politik në ambasadën e Ekuadorit në Angli pasi vendlindja e tij, Australia e braktisi.

Assange po kërkon azil politik në Ekuador për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi ku do t’i duhet të përballet me dy akuzat për ngacmim seksual dhe tentativë përdhunimi ngritur nga dy shtetase suedeze.

Në intervistën e parë që kur hyri në ambasadën ekuadoriane, Assange tha se nuk ka garanci që kërkesa e tij për azil do të miratohet. Më herët presidenti ekuadorian tha se kërkesa e tij po shqyrtohet sipas procedurave të zakonshme në të tilla raste.

Vetë australiani tha se i druhet ekstradimit në Suedi pasi prej andej mund të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku e presin akuza edhe më të rënda, sic është ajo e spiunazhit dhe e përvetësimit të paligjshëm të materialeve sekrete amerikane. Këto akuza cilësohen si vepra tepër të rënda nga ligjet amerikane, aq sa parashikojnë edhe dënimin me vdekje.  

Top Channel