Sekreti i fundit në Karaburun

21/06/2012 00:00

Një nga zonat më të bukura natyrore në Shqipëri është në Gadishullin e Karaburunit dhe quhet gjiri i Gramës.
Rrugët e vetme për të shkuar aty janë në këmbë në një udhëtim mbi gjashtë ore ose me mjete detare.

Kjo zonë pak e frekuentuar për shkak të izolimit natyror mbart shenja dhe gjurmë disa shekullore të udhëtarëve që rrymat detare shtynin aty, apo punetoreve dhe sklleverve që përdoreshin për nxjerrjen e mermerit. Historiani Novruz Bajrami e njeh mire historinë e ketij gjiri.

“Grama fillimisht e ka nisur jetën si një gurore e madhe, në fakt është gurorja më e madhe e Karaburunit. Autorë të ndryshëm kanë shprehur mendime të ndryshme. Mendohet që gurët masive të nxjerrë prej këtej të kenë shkuar deri në Romën antike, por saktësisht dihet që Durrësi, Apolonia, Butrinti e kanë shfrytëzuar këtë zonë si gurore”, thotë Bajrami.

Per dekada te tera zona ka mbetur e paprekur duke qene pjese e nje sistemi ushtarak mbrojtje. Por me heret kjo zone eshte perdorur nga anijet qe strehoheshin per t’u mbrojtur nga stuhite e se fundmi nga te apasionuarit pas natyres se bukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB