Ish-kryeministri rumun Adrian Nastase ka tentuar t’i japë fund jetës me një plumb në qafë.

Incidenti ndodhi kur policia mbërriti në banesën e ish-kreut të ekzekutivit për ta dërguar në burg. Vetëm disa orë përpara ngjarjes, gjykata më e lartë e Rumanisë mbështeti dënimin dy-vjeçar kundër tij në bazë të akuzave për korrupsion.

Nastase i cili mbajti postin e kryeministrit ne periudhen e viteve 200-2004, u denua per mbledhjen e paligjshme te 1,5 milione eurove per fushaten e tij zgjedhore ne 2004-ten. Ai nuk i ka pranuar kurre akuzat e ngritura ndaj gjithmone ka insistuar se ato jane te motivuara politikisht.

Shefi aktual i qeverise Viktor Ponta, nje aleat i vjeter i Nastases, e vizitoi ne spital pas incidentit. “Gjendja e politikanit eshte e stabilizuar dhe nen kontroll”, tha Ponta per agjensine e lajmeve Associated Press. Pasi ka perdorur ne mbrojtje te tij cdo mjet ligjor qe kishte ne dispozicion ne Rumani, Nastase, siç lane te kuptohet avokatet e tij, mund te apeloje ne gjykaten europiane te te drejtave te njeriut ne Strasburg. Adrian Nastase eshte figura me e larte politike e denuar nga nje gjykate ne Rumani qe prej renies se komunizmit ne 1989-ten. Per eksperten e anti-korrupsionit, Laura Stefan, vendimi kunder tij cel nje epoke te re per drejtesine rumune, ne te cilen gjykatesit nuk i druhen me njerezve te pushtetshem.

Keto vitet e fundit, Bashkimi Europian e ka vene Rumanine nen presion te vazhdueshem per te luftuar korrupsionin ne radhet e zyrtareve publike.

Top Channel