Numri dy i tenisit mashkullor në botë, Rafael Nadal do të tentojë të fitojë titullin e tij të tretë të madh në Uimbëlldon, kur turneu të nisë ditën e hënë.
Megjithatë, ndryshe nga sa mund të mendohet, spanjolli që fitoi përpara pak javësh titullin e shtatë në tetë sezone në “Roland Garros”, nuk është duke i kaluar këto ditë me stërvitje të mundimshme.
Nadal ndodhet në atdheun e tij, në Spanjë, ku po shijon disa ditët nën rrezet e nxehta të diellit.
Tenisti u fotografua në praninë e të dashurës së tij të disa viteve, Maria Francisca Perrello dhe një mike tjetër, në brigjet e destinacionit turistik të Marbejës.
26-vjeçari u duk shumë i argëtuar duke kaluar ditët me notime të gjata dhe shëtitje me motor uji.
Megjithatë, në Uimbëlldon duket se pushimet e Nadalit do të mbarojnë shumë shpejt, përballë vuatjeve që pritet të ketë ai përballë rivalëve të tij kryesore, Djokovic, Federer apo Murray, në tokën britanike.
Top Channel