
Secili prej nesh ka shoqërinë e vet, por për Jennifer Lopez, pjesëtarët
më të rëndësishëm janë binjakët e saj të mrekullueshëm, Max dhe Emma.
Këngëtarja 42-vjeçare, u fotografua në binjakët katërvjeçare në Kili, përpara se të performonte para fansave të saj, në kuadër ‘Dance Again World Tour’.
Bashkë me të ishte edhe i dashuri Casper Smart.
Ndalesa e radhës e Lopez është Argjentina, dhe më pas do të vijojë në Amerikën e Jugut me performancat e saj, përpara se të nisë një tur tjetër të përbashkët me Enrique Iglesias.
Mësohet se J.Lo i ka kërkuar drejtësisë që të marrë lejen për të qenë bashkë me fëmijët e saj nëpër ture të ndryshme nëpër botë, duke qenë se për këtë duhet të bjerë paraprakisht dakort me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony.
Një ditë më parë familja shijuar një darkë jashtë së bashku.
Top Channel