Lidhje mes Depp dhe Amber Heard?

21/06/2012 00:00

Thashethemet kanë qarkulluar me kohë, por tani duket se po bëhet
gjithnjë e më i vërtetë lajmi për një lidhje dashurie mes Johhny Depp
dhe Amber Heard.

Aktori duket se po qëndron shumë pranë me kolegen e tij 26-vjeçare biseksuale Heard, e cila është parë rregullisht ne sheshxhirimet e filmit të radhës së Depp, “The Lone Ranger’ në Neë Mexico.

Johnny, i cili bëri të martën një deklarim zyrtar për ndarjen nga partnerja Vanessa Paradis, me të cilën qëndroi bashkë për 14 vjet, mësohet se i ka blerë një kalë Heard-it. “Te dy shetisin bashke me kalin e blere dhurate”, bën të ditur “Daily Mail’.

Pavarësisht se për muaj të tërë Depp mohoi ndarjen nga Vanessa, shumë media zotëronin foto të aktorit të shoqëruar nga Heard, të cilët shijonin udhëtime së bashku me një avion privat.


Depp: 100 milionë paund për Vanessa-n

Pavarësisht se Vanessa dhe Depp nuk ishin kurrë të martuar me njëri-tjetrin, artistja do të marrë pagesën më të madhe që ka marrë ndonjëherë një prej partnerëve pas ndarjes, edhe pse nuk ka patur nje martese zyrtare.

Depp ka deklaruar se aktorja-këngëtare franceze do të marrë 100 milionë paund, për ta bërë kështu ndarjen sa më miqësore, e njëkohësisht edhe për të mirën e fëmijëve që ka çifti. 49-vjeçari ka një pasuri prej 200 milionë paundësh ‘në portofolin’ e tij gjigant. Cifti ka një rezidencë dhe një apartament në Los Angeles, ka në pronësi një ishull të vogël ne Bahamas. Kurse në Europë cifti ka një shtëpi të madhe në Plan-de-la-Tour në jug të Francës, e po ashtu një shtëpi në Paris, një pallat me themelet nën ujë në Venecia e plot të tjera. Cifti ka dy fëmijë Lily-Rose, 13, dhe Jack, 9 vjec, të cilët ndodhen në shtëpinë e tyre në Hollywood bashkë me nënën e tyre 39-vjecare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA