UNESCO ‘zgjedh’ Sivasin

20/06/2012 15:55

Aty kryeqzohen rrugë dhe qytetërime gjurmët e të cilave i kanë mbijetuar shekujve e tani ruhen gati me fanatizëm nga vendasit, qeveria por edhe nga UNESCO. Andaj edhe në këtë 40-vjetor të Konventës së Trashëgimisë Botërore, Organizata Botërore e Edukimit Shkencës dhe Kulturës, zgjodhi Sivas-in, rajonin e Turqisë ku gjenden jo pak monumente të përfshira në listën e trashëgimisë për t’i treguar sa më shumë qytetarëve në botë për këto monumente unike.

Me pjesëmarrjen e 300 të ftuarve, ndër ta përfaqësues të UNESCO-s, zyrtarë nga 40 vende të ndryshme të botës, shkrimtarë e gazetarë të turizmit, operatorë turistikë, guida e përfaqësues të medias nga të 40 vendet, u shënua takimi i UNESCO-s në Sivas, organizuar nga Prefektura e qytetit. Prefekti Ali Kolat e cilësoi këtë një moment i cili shërben jo vetëm për të promovuar rajonin, por edhe për të nxitur rritjen e vëmendjes ndaj këtyre vlerave të të gjithë njerëzimit.

“Ne jemi të nderuar që pranuat ftesën tonë dhe jeni këtu për t’i treguar të gjithë botës për këtë rajon, për vlerat e tij monumentale, për trashëgiminë që ne kemi, por që i përket të gjithë njerëzimit. Veç monumenteve që janë në listën e UNESCO-s, ky qytet është historik sepse këtu u mbajt kongresi i 4 shtatorit i vitit 1919, aty ku u hodh ideja për themelimin e Republikës së Turqisë dhe ku Ataturku dhe  delegatët e tij qëndruan 108 ditë”, thotë Ali Kolat, prefekt i Sivasit.  

Historiani Necdet SakaoÄŸlu (Nexhdet Sakaollu) na shoqëron përgjatë gjithë rrugëtimit tonë në monumentet kryesore të Sivas-it, nga qendra monumentale ku gjendet edhe Xhamia e madhe e njohur si Çifte Minare e dhjetra monumente të tjera, deri në DivriÄŸi, aty ku gjenden Xhamia e madhe dhe spitali ndërtimi i të cilave ka nisur në vitin 1228 nga Beu Ahmet Shah dhe bashkëshortja e tij.

“Ky është vendi më i rëndësishëm i qytetit, është qendra monumentale ku ndër të tjera gjenden Kështjella e Sivasit, xhami, medrese dhe spitali. Jemi në këtë qendër ku ndërthuren qytetërimet, trashëgimi të brezave që i kanë shërbyer njerëzimit e që duhet t’i mbrojmë për të ardhmen”, thotë Necdet SakaoÄŸlu historian, pedagog e shkrimtar turk.
 
Për Katharine Braninng ‘aventura’ Turqi ka nisur 40-vjet shkuar. Ajo është autorja e një libri i cili është shndërruar gati në udhërrëfyes për Turqinë, “Yes I Ëould like another glass of tea” apo “Po, do e doja një tjetër gotë çaj”.

“Kam udhëtuar për në Turqi tashmë prej dekadash. Isha studente kur pashë një ndërtesë më arkitekturë që më mahniti. Pedagogja më tha, është gok, Medrese e Sivas. Unë s’dija asgjë cfarë do të thoshte gok, as medrese dhe as nuk dija ku gjendej Sivas, por atë ditë vendosa që do të vizitoja këtë vend, ashtu bëra dhe ajo ndërtesë me ndryshoi jetën”, shprehet shkrimtarja Katherine Braninng.

Sivas është pjesa lindore e Anadollit Qendror, rajoni i dytë më i madh në Turqi me sipërfaqe të përafërt me atë të Shqipërisë, 28 488 km2, por me popullësi rreth 600 mijë banorë.Është qyteti ku vendbanimet e para datojnë në shekullin 7000-5000 para Krishtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA