Kudrow dhe LeBlanc, miq të mirë

20/06/2012 13:55

Rrugët e tyre janë ndarë që kur seriali i famshëm “Friends” përfundoi rreth 8 vite më parë, por Lisa Kudrow dhe Matt LeBlanc kanë mbetur miq shumë të mirë.

Aktorët ishin së bashku në premierën e projektit më të fundit të LeBlanc me emrin ‘Episodes’ në Hollivud, mbrëmjen e kaluar.

Edhe pse kanë qenë aktivë në kinema dhe televizion gjatë gjithë kësaj kohe, Kudrow dhe LeBlanc do të kujtohen gjithmonë nga fansat si Joey Tribbiani dhe Phoebe Buffay.

Të dy kanë fituar shumë çmime për punën e bërë tek seriali “Friends” së bashku me protagonistët e tjerë të tij: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matthew Perry dhe David Schwimmer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA