Egjipt, Mubarak klinikisht i vdekur?

20/06/2012 04:12

Ka disa raporte konfliktuale ne lidhje me shëndetin e ish-liderit egjiptian Hosni Mubarak.

Ndërkohë që agjencia e lajmeve egjiptiane Mena thekson se lideri egjiptian është klnikisht i vdekur, autoritetet ushtarake e mohojnë këtë.

Edhe disa media të tjera vendase tregojnë se Mubarak ka kaluar ne vdekje klinike, por  Nile TV thotë se mjekët janë duke bërë të pamundurën për ta mbajtur ish liderin në jetë.

Sipas raporteve thuhet se 84-vjecari ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe është lëvizur me helikopter nga burgu drejt një spitali ushtarak për një trajtim më të specializuar.

Mubarak u rrëzua nga pushteti në kryengritjet e vitit të kaluar, dhe u dënua me burgim të përjetshëm në fillim të këtij muaji për rolin e tij në vdekjen e protestuesve para largimit.

Ka pasur raporte të shpeshta që nga atëherë se shëndeti i tij është përkeqësuar, shumë prej të cilave kanë qënë dëshmi të gabuara.

Lajmi vjen pasi dhjetëra e mijëra njerëz kanë dalë në protesta në Sheshin Tahrir në Kajro kundër një lëvizje nga ana e këshillit ushtarak në pushtet për të marrë përsipër kompetenca të reja.

Sipas korrespondetit të BBC-së, i cili ndodhet në shesh, turmat janë duke ndjekur raportimet e lajmeve nga afër në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish-liderit egjiptian.

Lajmet vijnë pas zhillimit të protestave të organizuara nga Vëllazëria Muslimane, që pretendon se kandidati i saj, Mohammed Mursi, ka fituar në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Por rivali i tij, ish-kryeministri Ahmed Shafiq, gjithashtu pretendon se ka fituar.

Top Channel