Edhe pse është e famshme për elegancën e saj aktorja Anne Hathaway është detyruar të humbasë edhe 7 kilogramë të tjera për filmin më të fundit, përshtatjen për kinema të veprës letrare “Të Mjerët†ku ajo interpreton Fantine.
Në një intervistë për revistën ‘Allure’, 29-vjeçarja zbuloi dietën ekstreme të cilës i është nënshtruar pë rolin: “Kam mbijetuar vetëm duke ngrënë rrepa dhe jam detyruar të heq dorë nga ushqimi im i preferuar: djathi.â€
Përveç kësaj, Hathaway-t i është dashur të jetë në formë edhe për rolin e Gruas Mace në filmin më të fundit të Batman. Aktorja e ka përshkruar fazën kur duhej të bëhej gati për të veshur kostumin e heroinës si një “terror psikologjikâ€.
“Kostumi ishte një terror psikologjik për mua. E gjithë jeta ime ishte në funksion të veshjes së atij kostumi. Vetëm për atë kostum mendoja gjithë kohën dhe punoja që të isha sa më mirë brenda tijâ€, deklaron Hathaway.
Top Channel