Zyrtare, Johnny Depp dhe Vanessa Paradis ndahen
19/06/2012 21:55
Johnny Depp dhe Vanessa Paradis janë ndarë pas 14 vitesh së bashku. Publicisti i aktorit ka lajmëruar “ndarjen miqësore” mes aktorëve për mediat amerikane.
“I lutem mediave që të respektojnë privatësinë e tyre dhe veçanërisht privatësinë e fëmijëvë.”
Cifti ka dy fëmijë: Lily-Rose 13 vjeç dhe Jack 9 vjeç. Ata nuk janë parë më së bashku në një event publik që në vitin 2010.
Kishte muaj që qarkullonin zëra për probleme në marrëdhënien e tyre, por Depp dhe Paradis gjithmonë kanë përgënjeshtruar këto lajme.
Top Channel