Një operacion madhor me trupa në terren e helikopterë luftarake ka nisur
në Yuksekova të Turqise, prane kufirit me Irakun dhe Iranin.
8 ushtare turq u vrane ne kete zone dhe 15 te tjere mbeten te plagosur ne nje prite te rebeleve kurde. Reagimi i ushtrise turke qe i menjehershem.
Burime nga forcat e sigurise thane per agjensine e lajmeve Reutes se rebelet, me te gjithe gjasat, kishin kaluar kufirin per te ndermarre sulmin ndaj nje poste ushtarake, e me pas jane terhequr mbrapsht ne Irak.
Mijera ithtare te Partise se Punetoreve te Kurdistanit besohet se i kane bazat e tyre ne veri te ketij vendi.
Dhjetera mijera jane te vraret qe kur PKK-ja rroku armet ne 1984-ten.Partia Kurde kane nje histori te gjate ekzekutimesh e shperthime bombash ne pjese te ndryshme te Turqise. Episodi me i fundit i dhunes, shperthimi ne Ankara shtatorin e kaluar, mori 3 jete njerezish e plagosi 15 vete.
Perplasjet mes ndjekesve te PKK-se dhe Forcave te Armatosura turke sidomos ne zonat juglindore jane shtuar ndjeshem vitin e kaluar. Qeveria e kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan eshte pergjigjur me nje linje gjithmone e me te ashper ndaj kesaj partie, ndersa mijera civile kurde mbeshtetes te levizjes jane arrestuar. Ushtrise nga ana tjeter i eshte dhene dore e lire per te ndjekur e ndaluar kryengritesit. Edhe pse ekzekutivi turk e pranon se konflikti nuk mund te zgjidhet me mjete ushtarake, negociatat pak rezultat kane dhene deri me tani.
Top Channel