Rumani, kryeministri në presion, kopioi doktoraturën

19/06/2012 20:40

Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta, përgënjeshtroi pretendimet se ai ka kopiuar një pjesë të madhe të tezës së tij doktorale, të publikuar në vitin 2003.

Një raportim i revistës shkencore “Nature” sugjeroi se më shumë se gjysma e punës së Pontës ishte realizuar me tekst të kopiuar.

Ponta ka mohuar më disa raste vërtetësinë e këtij pretendimi, ndërsa i ka rezistuar thirrjeve për dorëheqje.

Ponta, me profesion kimist, duket se ka marrë “copy-paste” një pjesë të mirë të punimit të tij, nga teza të njohura që më parë ndërkombëtarisht, të paktën duke iu referuar Marius Andruh, një profesori të kimisë në Universitetin e Bukureshtit.

Në një deklaratë për shtyp, Ponta akuzoi presidentin Traian Basescu se është pas këtyre “manovrave në prapaskenë”, që synojnë largimin e tij nga politika.

Revista britanike “Nature” mori në ekzaminim 432 faqet e tezës doktorale të Pontës, duke arritur në përfundimin se më shumë se gysma e saj ishte identike me punime të tjera.

Top Channel