Pas dy librave me studime historiografike, “Çështja e Shën Naumit” dhe “Monarkia kundër Republikës”, gazetarja Monika Shoshori Stafa vjen me librin e tretë.
“Gati për rinisje” apo “Up in the air” u promovua në Tiranë mes miqsh, kolegësh dhe njerëz të letrave.
Prof. Dr. Hamit Boriçi, zëvendësrektor për kërkimin shkencor, u shpreh: “Personazhet e Monikës kanë kahje historike dhe shkencore. Kjo gjë tregon formim, njohuri dhe mjeshtëri të gazetares.”
Nga ana e tij Aleksandër Cipa, kryeredaktor i gazetës ‘Shqip’ tha në fjalën e tij se “është nder që një libër të tillë e kemi pjesë të përditshmërisë sonë”.
“Pa Monikën gazeta ‘Shqip’ do ishte më e varfër”, shtoi Cipa.
Vetë autorja nënvizoi: “E vlerësoj shumë këtë promovim dhe kjo ngjarje më nxit për vazhdimin e projekteve të mia që janë të shumta.”
Në këtë libër përfshihen reportazhe të shkruara gjatë udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit, një pjesë e tyre janë shfaqur në ekranin e Top Channel në emisionin “Exclusive”, ndërsa një pjesë tjetër janë botuar në gazetën e përditshme ‘Shqip’.
Top Channel