Nigeri, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

19/06/2012 15:40

Një gjendje e jashtëzakonshme 24-orëshe u vendos në qytetin veri-lindor të Damaturus, në Nigeri, pasi dhuna midis militantëve islamikë dhe ushtrisë u përshkallëzua gjatë natës.

Konflikti i armatosur nisi ditën e hënë dhe vazhdoi gjatë të gjithë së martës, duke i detyruar banorët e frikësuar që të qëndrojnë në banesat e tyre.

Përballjet pasojnë sulmet vetvrasëse të ditës së dielë, të ndëmarrë nga militantët e “Boko Harram”, që vendosën në shënjestrën e tyre disa kisha në shtetin e Kadunës.

Ata vranë 16 persona, ndërsa në aksionet hakmarrëse të popullsisë vendase mbetën të vrarë edhe dhjetëra të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare nga një spital në Damaturu, shumë prej të plagosurve nuk kanë mundur të marrin asistencë mjekësore, pasi ishte shumë e rrezikshme për ambulancat që t’i merrnin ata nga zonat e ndryshme të qytetit.

Gjithashtu, shumë prej të vdekurve janë lënë të dergjen në rrugë.

Sipas “Reuters”, në qytetin e Kadunës, të rinj muslimanë kanë nisur të patrullojnë rrugët, duke krijuar disa barrikada me goma makinash, ndërsa i kanë vënë zjarrin disa kishave.

Qyteti ka një popullsi të përzjerrë midis muslimavë dhe të krishterëve, ndërsa gjallërimi i aktivitetit të islamistëve të “Boko Harram” në dy vitet e fundit, ka shndërruar disa zona në Nigerinë e Veriut midis vendeve më të pasigurt në botë.

Top Channel