Korçë, zjarri përfshin qendrën e qytetit

19/06/2012 17:50

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë parkun “Rinia”, në qendër të qytetit të Korçës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale në zonat përreth.

Sipas raportimeve, zjarri ende i pashuar ka djegur disa makina, përveçse një pjesë të madhe të gjelbërt të qytetit.

Flakët kanë shkrumbuar edhe disa makina policie.

Në vendngjarje kanë mbërritur makina të shumta zjarrëfikëse, disa që kanë ardhur në asistencë nga qytetet e tjera të ndodhura pranë. Kryebashkiaku Peleshi gjithashtu është në vendngjarje.

Ende nuk dihet se çfarë ja shkaktuar shkëndijën fillestare, por dy pistat më të mundshme janë një zjarrvënie nga pakujdesia apo si rrjedhojë e temperaturave të larta të këtyre ditëve të qershorit.

Top Channel